Llapi e ka fituar ndeshjen dramatike dhe të tensionuar me Gjilanin.
Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën fitoi 2:1, në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës.
Ahmed Januzi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, shënoi për 1:0 me asistim të Ergyn Ahmetit.
Gjyqtari Gramos Shala në pjesën e dytë dha penallti për Gjilanin pas rishikimit të situatës në VAR.
Sulmuesi Senad Jaroviq i barazoi shifrat në minutën e 71-të dhe tani ka katër gola në shtatë paraqitje.
Edhe
Gjilani po fiton 2:0 ndaj Llapit pas pjesës së parë
Më vonë, gjyqtari Shala dha përsëri penallti, por tani për Llapin. Sipas tij, Donaldo Açka luajti me dorë në zonë. Edhe ky rast u rishikua në VAR.
Muhamet Hyseni gaboi nga penalltia e parë në minutën e 88-të, pasi Aridon Bllaca e priti gjuajtjen e tij.
Por, penalltia u përsërit, pasi Bllaca nuk ishte në vijën e portës, ndërsa lojtarë të Gjilanit ishin brenda në zonë pa u gjuajtur penalltia.
Në tentimin e dytë të minutës së 90-të, Hyseni ishte i saktë dhe e shënoi golin e 18-të të edicionit.
Pati shumë protesta nga mysafirët.
Edhe
Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë
Llapi aktualisht kalon në pozitën e parë me 50 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Gjilani vazhdon luftën për mbijetesë. Ka 22 pikë në vendin e tetë.