Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës ka shkruar “Mundo Deportivo” të martën. Mësohet se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 20-vjeçarin, pasi trajneri Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Thuhet se për kartonin e Baldes, Barcelona po kërkon rreth 30 milionë euro duke pasur parasysh se ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2028.
Balde në verën e vitit të shkuar u promovua në ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa këtë edicion ka 18 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me një asistim. Gjithashtu, Balde ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.