Kampioni i Zvicrës, Young Boys, ka shënuar fitore përballë skuadrës serbe Crvena Zvezdas me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua të martën mbrëma në Bern dhe i takoi Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Zviceranët kaluan në epërsi në minutën e 8-të me autogolin e Kosta Nedeljkoviqit, derisa Lewis Blum ngriti epërsinë në 2:0, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi i pestë.
Në stol te kampioni zviceran ishte kosovari Donat Rrudhani, kurse Kastriot Imeri mungoi shkaku një lëndimi.
Young Boysi është ngritur në vendi ne tretë me katër pikë, ndërsa Zvezda bie në vendin e fundit me një pikë. Young Boysi do të luajë në Ligën e Evropës, pasi nga grupi është kualifikuar Manchester City dhe Leipzig.