Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young Boysi nuk mposhtet në Beograd

Kampioni i Zvicrës, Young Boysi nuk është mposhtur në Beograd nga Cërvena Zvezda. Ndeshja përfundoi 2:2.

Cherif Ndiaye kaloi skuadrën vendase në epërsi në minutën e 35-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Filip Ugriniq në minutën e 48-të.

Cedric Itten realizoi penallti në minutën e 61-të për epërsin 2:1 të Young Boysit. Por Osman Bukari shënoi në minutën e 88-të për rezultatin 2:2. Donat Rrudhani qëndroi në stol tek Young Boysi. Kishte thirrje “Kosova është Serbi” të huliganëve serbë në momentin që lojtarët e Young Boysit dolën në fushë. Të dy skuadrat i fituan pikët e para në Grupin G.

Artikuj të ngjashëm