Futboll

Aston Villa mposht kampionin e Zvicrës

Aston Villa

Aston Villa ka shënuar fitore të lehtë në përballjen kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys me rezultatin 3:0. Ndeshja Young Boys – Aston Villa u zhvillua në Bernë. Ishte ndeshja e parë e fazës së ligës të Ligës së Kampionëve. Golin e parë për ekipin anglez e shënoi Youri Tielemans në minutën e 27-të. Aston Villa shënoi shpejtë edhe golin e dytë. Në minutën e 38-të, Jacob Ramsey shënoi për 2:0, kurse katër minuta para fundit të ndeshjes së parë të Championsit për 3:0 realizoi Amadou Onana. Kastriot Imeri mbeti në stol tek Young Boysi.

Aston Villa e luan më 2 tetor ndeshjen e dytë në shtëpi ndaj gjigantit gjerman, Bayern Muenchen. Young Boysi më 1 tetor do të ketë tjetër përballje të vështirë. Luan në udhëtim ndaj Barcelonës.