RB Leipzigu nuk ka lejuar befasi ndaj Young Boysit, duke fituar 2:1. Ndeshja e së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së fundit të fazës grupore të Championsit.
Benjamin Sheshko në minutën e 51-të dhe Emil Forsberg në minutën e 56-të shënuan golat për Leipzigun.
Ebrima Colley shënoi golin për kampionin zviceran në minutën e 53-të. Leipzigu avancon në fazën nokaut nga pozita e dytë në grupin G.
Ka 12 pikë. Young Boysi përfundoi i treti me katër pikë dhe vazhdon në Ligën e Evropës. Për Young Boysin nga minutan e 82-të luajti Donat Rrudhani. Për lojtarin kosovar ishte debutim në Champions.