4 perditesime
17:00

Ballkani fiton ndaj Llapit dhe merr kryesimin

Ballkani e ka fituar kryendeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll dhe ka marrë kryesimin në tabelë. Të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani mposhti Llapin 2:1.

Nazmi Gripshi shënoi supergol për vendësit në minutën e 36-të.

Ai kaloi një kundërshtar dhe plasoi topin në këndin ku portieri Ilir Avdyli e pati të pamundur ta presë.

Almir Kryeziu shënoi gol të bukur po ashtu, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Për Llapin realizoi talenti premtues, Elvir Gashijani. Gashjani në minutën e 72-të të ndeshjes shfrytëzoi gabimin e rëndë të portierit Enea Koliçi dhe realizoi për rezultatin 2:1.

Ndeshja ishte e tensionuar deri në fund, ndërsa raste patën të dyja ekipet. Por pikët e plota i mori Ballkani, që tani është lider me 19 pikë në shtatë ndeshje, tri më shumë se Llapi që ka tetë ndeshje të luajtura.

Në xhiron e nëntë të Superligës, Ballkani luan në udhëtim te Prishtina, teksa Llapi e pret Lirinë.

16:35

Gashjani ngushton epërsinë për Llapin

Zëvendësuesi dhe talenti premtues, Elvir Gashijani, ka ngushtuar epërsinë e Llapit në duelin kundër Ballkanit.

Gashjani në minutën e 72-të të ndeshjes shfrytëzoi gabimin e rëndë të portierit Enea Koliçi dhe realizoi për rezultatin 2:1.

16:10

Ballkani dyfishon epërsinë ndaj Llapit

Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Llapit me të nisë pjesa e dytë. Almir Kryeziu realizoi për 2:0 në minutën e 47-të.

15:51

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Ballkani ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli kundër Llapit.

Nazmi Gripshi shënoi supergol në minutën e 36-të.

15:43

Supergol i Gripshit për epërsinë e Ballkanit

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit me supergolin e Nazmi Gripshit.

Gripshi shënoi minutën e 36-të.

Ai kaloi një kundërshtar dhe plasoi topin në këndin ku portieri Ilir Avdyli e pati të pamundur ta presë.

Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen tjetër Liria – Malisheva, nuk ka gol pas 37 minutave lojë.