Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tifoz i vdekur, shtyhet ndeshja e Championsit

Një tifoz i AEK-ut të Athinës ka vdekur pas përleshjeve me tifozët BBB të Dinamo Zagrebit, ka konfirmuar policia greke.

Sipas informatave të fundit, gjashtë persona janë dërguar në spital, ndërsa 96 janë arrestuar, prej tyre 82 kroatë.

“Index.hr” ka shkruar se përkundër vendimit që të ndalohen tifozët mysafirë në ndeshjet e raundit të tretë parakualifikues të Championsit mes Dinamos dhe AEK-ut, një pjesë e tifozëve kroatë kanë udhëtuar për në Athinë.

Një zëdhënëse e policisë greke tha për EFE të martën se në mesin e 98 të arrestuarve për trazirat në Athinë është edhe një shqiptar, 92 janë kroatë, një austriak, një gjerman dhe dy grekë.

Mediat greke kanë shkraur se ndeshja është shtyrë. Ndeshja është planifikuar të luhet sonte. AEK-u ka fajësuar Dinamon për situatën e krijuar, përkatësisht përleshjet e tifozëve.

Edhe UEFA suspendon tifozët e Dinamos nga udhëtimi në ndeshjet evropiane Sport UEFA suspendon tifozët e Dinamos nga udhëtimi në ndeshjet evropiane

VIDEO:

 

 

Video: Momenti i arritjes së tifozëve kroat në Athinë

 

Video e përleshjes nëpër rrugët e Athinës

Edhe Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut Sport Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut

 

Tifozi i vrarë i AEK-ut

Image
Tifozi i vrarë