Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka thënë se Real Madridit do t’i mungojë shumë Karim Benzema, kurdo që ai do të vendosë të largohet nga klubi.
Sulmuesi i Realit mund të kalojë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, por vetë futbollisti francez e mohoi një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të jetë shumë e vështirë për klubin nëse ai largohet. Nuk e di se kur ai do të largohet, por kjo nuk ka rëndësi. Po flasim për një futbollist ikonë. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, një prej sulmuesve më të mirë. Në këtë moshë, ai vazhdon të shfaqë se është i duhuri për atë pozitë. Ai ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Real Madridit në vitet e fundit”, është shprehur Lewandowski.
Polaku 34-vjeçar në këtë edicion ka shënuar 33 gola në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ka edhe tetë asistime.