Trajneri i futbollit, Tahir Lushtaku ka reaguar për listën që përzgjedhësi i ri i U19 të Kosovës, Adil Maliqi e ka publikuar të enjten për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë.
Maliqi listën e ka publikuar të enjten, ndërsa në të ka përfshirë 23 futbollistë. Por, Lushtaku ka komentuar duke thënë se Maliqi ka ftuar lojtarë “me të njohshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po e shoh se ky trajner profesional a paska nisur me intevenca, e turpshme qe po shoh dy-tre futbollistë në këtë listë. Nuk e di kah po shkojmë me këtë futboll të Kosovës kështu me të njofshëm a?”, shkruan në komentin e Lushtakut në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ka pasur edhe disa reagime tjera për lojtarët e ftuar.
Këtë muaj, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë, të cilat do të luhen në stadiumin e Kukësit. Dueli i parë, do të luhet më 14 qershor, ndërsa dy ditë më vonë do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë.
Përzgjedhësi Maliqi do të debutojë në krye të ekipit të Kosovës, pasi javë më parë u emërua në këtë post. Shtatë futbollistë në listën e tij janë nga skuadrat e Kosovës, ndërsa të tjerët nga ekipet evropiane.