Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha shkëput kontratën me Torinon

Etrit Berisha do të largohet përfundimisht nga skuadra e Torinos në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet italiane të enjten. Bëhet e ditur se Berisha pritet ta shkëpusë kontratën me Torinon, e cila i skadon verën tjetër.

Thuhet se palët ka kohë që janë në negociata për një marrëveshje të tillë, e cila do të finalizohet me të përfunduar edicioni aktual në Serie A, ku xhiroja e fundit e tij do të luhet këtë vikend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri 34-vjeçar këtë edicion nuk ka qenë fare në planet e Torinos dhe nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin e drejtuar nga trajneri Ivan Juriq.

Mësohet se Berisha me ta shkëputur kontratën me Torinon synon që karrierën ta vazhdojë jashtë Italisë pasi nuk i mungojnë ofertat.

Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2021, ndërsa në Itali ka bërë karrierë edhe te SPAL-i, Atalanta e Lazio.