Joao Cancelo do të jetë titullar te Bayern Munichu për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij Manchester City. Bayerni ka bërë dy ndryshime nga dueli i parë i çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku City triumfoi 3:0. Cancelo dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, Eric Maxim Choupo-Moting janë titullar.
Choupo-Moting është kthyer nga lëndimi i gjurit, ndërsa zëvendësohen me Alphonso Daviesin dhe Serge Gnabryn. Sadio Mane është kthyer nga suspendimi i një ndeshjeje nga klubi, pas përleshjes që pati me Sanen. Mane, megjithatë, është në bankën rezervë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormacioni i Bayernit: Sommer, Cancelo, De Ligt, Upamecano, Pavard, Goretzka, Kimmich, Coman, Musiala, Sane, Choupo-Moting.
Manchester City do ta ketë formacionin e njëjtë nga dueli i javës së kaluar. Tetë nga 11-të që do të luajnë titullar sonte, ishin të pranishëm edhe në fitoren 3:1 ndaj Leicester Cityt në Premier League. Nathan Ake, Manuel Akanji dhe Ilkay Gundogan janë kthyer në formacion Phil Foden është në bankën rezervë pas një operimi që e pati. Formacioni i Cityt: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Rodri, Stones, Grealish, Gundogan, De Bruyne, Silva, Haaland.