Sport

Cancelo, i gatshëm për Atleticon

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të jetë në dispozicion të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez për ndeshjen kundër Atletico Madridit. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të mërkurën se Cancelo nuk ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë plotësisht gati të përballet me Atleticon.

Dueli mes Barcelonës dhe Atleticos zhvillohet të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së 15-të të La Ligas së Spanjës.

Cancelo ishte titullar në fitoren 2:1 ndaj Portos, në të cilën kontribuoi me gol dhe asistim, përpara se të zëvendësohej në minutën e 80-të. Megjithatë, mësohet se ai ka pasur vetëm një lodhje të muskujve, por do të jetë titullar ndaj Atleticos.

Cancelo u huazua te Barça në fillim të këtij edicioni nga Manchester City dhe për ekipin spanjoll ka 3 gola e 2 asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat.