Chelsea nuk ka shkuar dot në katër fitore radhazi nën trajnerin Graham Potter.
Të shtunën mbrëma, Chelsea barazoi 2:2 në “Stamford Bridge” ndaj Evertonit që po lufton për mbijetesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, ndeshja pasqyroi sezonin e Bluve sivjet në Premier League.
Kaloi në epërsi përmes Joao Felixit në minutën e 57-të, por mysafirët barazuan me Doucouren në minutën e 69-të.
Por Chelsea ia arriti ta rimerrte epërsinë me Kai Havertzin që shënoi nga penalltia në minutën e 76-të.
Dhe kur pritej që fitorja t’i takonte Chelseat, Ellis Sims një minuta para fundit barazoi rezultatin pasi dribloi Kalidou Koulibalyn.
Barazim shuan edhe më tej shpresat e Chelseat për të kapur Evropën këtë sezon. Ka 38 pikë në vendin e dhjetë.
Evertoni është i 15-ti me 26 pikë.