Chelsea nuk ka shkuar dot në katër fitore radhazi nën trajnerin Graham Potter.
Të shtunën mbrëma, Chelsea barazoi 2:2 në “Stamford Bridge” ndaj Evertonit që po lufton për mbijetesë.
Në fakt, ndeshja pasqyroi sezonin e Bluve sivjet në Premier League.
Kaloi në epërsi përmes Joao Felixit në minutën e 57-të, por mysafirët barazuan me Doucouren në minutën e 69-të.
Por Chelsea ia arriti ta rimerrte epërsinë me Kai Havertzin që shënoi nga penalltia në minutën e 76-të.
Dhe kur pritej që fitorja t’i takonte Chelseat, Ellis Sims një minuta para fundit barazoi rezultatin pasi dribloi Kalidou Koulibalyn.
Edhe
Derbi në “Anfield” mbyllet baras
Barazim shuan edhe më tej shpresat e Chelseat për të kapur Evropën këtë sezon. Ka 38 pikë në vendin e dhjetë.
Evertoni është i 15-ti me 26 pikë.