Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keita do të largohet nga Liverpooli

Mesfushori Naby Keita ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata, përcjellë “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Keita nuk është i interesuar ta vazhdojë karrierën tek ekipi anglez dhe pritet të rikthehet në Gjermani. Po ashtu, 27-vjeçari nuk ka pasur as hapësirë të madhe tek Liverpooli këtë sezon, pasi shkaku i lëndimeve është limituar në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Keita iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Salzburgu e Istresi. Ai po monitorohet edhe nga Interi, por thuhet se gjasat janë të mëdha që Keita të kthehet në kampionatin gjerman.