Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në finale të “Carabao Cup”

Manchester Unitedi do të luajë në finale të Kupës EFL apo “Carabao Cup” kundër Neëcastle Unitedit më 26 shkurt.

Finalja ndaj Newcastle Unitedit nga Unitedi u sigurua pasi të mërkurën mbrëma, të udhëhequrit e Erik ten Hagut e eliminuan Nottingham Forestin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen e parë javën e kaluar, Unitedi fitoi 3:0, ndërsa të mërkurën e fitoi edhe duelin kthyes në “Old Trafford”, 2:0.

Anthony Martial në minutën e 73-të shënoi për 1:0, kurse pas tre minutash, Fred dyfishoi epërsinë dhe caktoi epilogun final të takimit.

“Djajtë e kuq” nuk kanë fituar ndonjë trofe që nga suksesi me Jose Mourinhon në vitin 2017.

U mposhtën në finale të Kupës FA në vitin 2018 dhe në finale të Ligës së Evropës në vitin 2021.