Manchester Unitedi do të luajë në finale të Kupës EFL apo “Carabao Cup” kundër Neëcastle Unitedit më 26 shkurt.
Finalja ndaj Newcastle Unitedit nga Unitedi u sigurua pasi të mërkurën mbrëma, të udhëhequrit e Erik ten Hagut e eliminuan Nottingham Forestin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e parë javën e kaluar, Unitedi fitoi 3:0, ndërsa të mërkurën e fitoi edhe duelin kthyes në “Old Trafford”, 2:0.
Anthony Martial në minutën e 73-të shënoi për 1:0, kurse pas tre minutash, Fred dyfishoi epërsinë dhe caktoi epilogun final të takimit.
“Djajtë e kuq” nuk kanë fituar ndonjë trofe që nga suksesi me Jose Mourinhon në vitin 2017.
U mposhtën në finale të Kupës FA në vitin 2018 dhe në finale të Ligës së Evropës në vitin 2021.