Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reimsi shokon Parisin në fund

Paris Saint-Germaini ka lëshuar sërish pikë në Ligue 1.

Të dielën mbrëma Parisi luajti 1:1 me Reimsin e Arbër Zenelit. Kampioni i Francës e pranoi golin në minutën e 96-të. Folarin Balogun ishte realizator për Reimsin. Parisi kaloi në epërsi në minutën e 51-të me golin e Neymarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tetë minuta më vonë me karton të kuq u përjashtua Marco Verrati. Zeneli hyri në lojë në minutën e 75-të për Reimsin.

Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të Ligue 1. Parisi udhëheq me 48 pikë, tri më shumë se Lensi. Reimsi është i 11-ti me 26 pikë.