Mesfushori defensiv, Ismael Bennacer, përfundimisht u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Ai ka konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Milanit, pasi ka rinovuar kontratën edhe për tre vjet.
Me rinovimin e kontratës, 25-vjeçari do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4.2 milionë eurosh dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBennacer është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për shumë vite, duke shtuar se ndihet krenar që bart fanellën e një skuadre të madhe si Milani. “Tregimi vazhdim.
Kam përjetuar momente të paharruara me këtë fanellë dhe ndihem krenar që do të vazhdojë të jem pjesë e këtij klubi të madh”, ka shkruar Benaccer në TWitter.
Ai iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Empoli, ndërsa sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Në 24 paraqitje në të gjitha garat deri më tani në këtë sezon, Benaccer ka një gol e një asistim.