Te Përfaqësuesja e Argjentinës nuk janë të bindur vetëm se do të kualifikohen në finale të Kupës së Botës, por besojnë fuqishëm se do të shpallen kampion në turneun e Katarit. Kështu, ka insistuar të martën mbrojtësi i krahut, Nicolas Taglafico.
Në konferencën për shtyp, Taglafico ka thënë se Messi është çelësi i suksesit te Argjentina në këtë turne. Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të përballet me Kroacinë, të martën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Messi është kapiteni dhe lideri ynë. Ai po na motivon dhe po na shtynë përpara dhe për këtë arsye është shumë i veçantë. Ne inspirohemi prej Messit dhe me të në përbërje, jo vetëm që do të luajmë në finale por edhe do ta fitojmë Botërorin”, është shprehur Taglafico.
Deri më tani, Messi ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në pesë paraqitje për Argjentinën në Katar.