Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në shumicë votuan të dielën Tanja Vujoviqin e Listës Serbe si nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Koalicioni VV–Lista Serbe! Qysh tash? Lista Serbe nuk qenka më parti terroriste, a? Sot i amnistuan? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut? Të dashur votues të VV-së, a po e shihni që Albin Kurti juve ju jep vetëm sovranitet simbolik, ndërsa serbëve sovranitet real? Juve këngëtarë tallava në veri, serbëve autonomi territoriale! Mos i besoni më!” – ka shkruar Behrami në Facebook.
Po ashtu ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Në një postim në Facebook ajo e ka quajtur “spektakël politik” votimin e të dielës në Kuvend.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA - JO. Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik. Shihemi pas të 16-it dhe, natyrisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese!” – ka shkruar Deliu-Kodra.
E po ashtu ka reaguar edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku. Ai ka thënë se “pak nga pak po bie maska e patriotizmit të rremë”.
“Sot votova KUNDËR propozimeve të Listës Srpska për nënkryetar të Kuvendit. Vetëvendosja votoi PRO kandidatit të Listës Srpska. Mirë që, pak nga pak, po ju bie maska e patriotizmit të rremë. Kur vjen puna te pushteti, patriotizmi i tyre paska afat përdorimi”, ka shkruar Sadiku.
Pa nënkryetarin e PDK-së, Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të...-
Xhemaili i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze ndaj Kosovës
-
Vujoviq e Listës Serbe zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
-
Abrashi i VV-së: Besoj që Simiqi s’do ta përsërisë më atë gabim
-
Vitin e shkuar VV-ja “s’kishte votë” për Listën Serbe. Sot e votoi Sllavko Simiqin nënkryetar
-
Zgjidhen nënkryetarët, përfshirë Simiqin e Listës Serbe