Një pamje shokuese është shfaqur nga tuneli i stadiumit ku u zhvillua ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Holandës dhe Argjentinës.
Sergio Aguero, futbollisti argjentinas që u desh të pensionohet nga futbolli për shkak të problemeve me zemër, pas ndeshjes i ka thënë Wout Weghorstit, “mbylle gojën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte përcjellë me shumë tensione në fushën e lojës.
Weghorst, që shënoi dy golat e barazimit të rezultatit për Holandën, mbeti i shokuar me reagimin e Agueros, ndërsa holandezi shtatlartë i kishte thënë se ka dashur ta përshëndetë ndonjë lojtar argjentinas apo zyrtar të ndeshjes.
Lisandro Martinez dhe Lautaro Martinez intervenuan për ta qetësuar situatën.
Aguero pas ndeshjes në “Twitter” kishte shkruar më pas: “Shko luaj FIFA”.