Zyrtarë të Katarit kanë dashur të përdorin Kupën e Botës për të ngritur vetëdijesimin për diskriminimin me të cilin përballet myslimanët. Por FIFA nuk ka lejuar një gjë të tillë.
Modelet e shiritave të kapitenëve që synohej të përdoreshin janë siguruar nga “Sky News”, ndërsa në ta shkruhej “Nuk ka vend për islamofobi”.
Zyrtarë të shtetit nikoqir të Kupës së Botës kanë folur për planin që kapitenët t’i mbanin ata në duar.
“Para se të fillonte turneu, Katari dhe ekipet e vendeve me shumicë myslimane, kishin avancuar me bisedime nëse lojtarët mund t’i bartin shiritat e kapitenëve për ta rritur vetëdijesimin për këtë çështje. Kur u hodh në propozim me FIFA-n, nga shtëpia botërore thanë se i thyen rregullat e FIFA-s dhe se kjo nuk do të lejohet. Ekipet e pranuan vendimin por mbetën të zhgënjyera për një çështje të rëndësishme që ka ndikim në miliona myslimanë në mbarë botën”, ka thënë një zyrtar i rëndësishëm i Katarit.
FIFA kishte thënë se nuk është e vetëdijshme për një propozim të tillë, por nuk ka lejuar askënd që të intervistohet.
Ka pasur shumë diskutime rreth shiritave të kapitenëve para nisjes së Botërorit.
FIFA kishte kërcënuar me dënime nëse Anglia dhe Uellsi mbajnë shiritin e kapitenit me mbishkrimin “One Love”.
FIFA propozoi slogane si “Thuaj Jo Diskriminimit”.