FIFA ka konfirmuar raportimet se një punëtor në Katar ka vdekur aksidentalisht në kohën kur po zhvillohej faza grupore e Botërorit.
Incidenti ka ndodhur afër një resori që ishte caktuar të jetë qendra stërvitore e Arabisë Saudite në Botëror, ka shkruar “The Athletic” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunëtori, për të cilin raportohet të ketë qenë emigrant, thuhet se ka vdekur në një aksident me një kamion industrial që përdoret për bartjen e materialeve në distanca të shkurtra.
Për këtë incident po vazhdojnë hetimet e Qeverisë së Katarit.