Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroacia i frikësohet Japonisë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq ka vlerësuar lart Japoninë, kundërshtarin e ekipit të tij në 1/8 e finales. Te premten, Daliq ka pranuar se Kroacinë e pret një punë e vështirë përball Japonisë, e cila përfundoi e para në Grupin E.

Po ashtu, Daliq tha se Japonia e ka merituar plotësisht avancimin nga faza e grupeve, duke iu referuar fitoreve ndaj Gjermanisë dhe Spanjës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, Kroacia doli e dyta në Grupin F dhe kundër Japonisë, do të luajë të hënën në orën 16:00.

“Vet fakti që Japonia doli e para në grupin e vështirë, do të thotë se luan futboll të nivelit të lart. Është një ekip që nuk dorëzohet kurrë dhe këtë e dëshmoi me Gjermaninë e Spanjën. Nuk guxojmë të gabojmë sepse do të ndëshkohemi nga një ekip i fortë si Japonia, të cilin vetëm kundërshtar të lehtë nuk mund ta quash”, është shprehur Daliq.