Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroatët të bindur se do ta kalojnë grupin

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka thënë se grupi është i përshtatshëm për ekipin e tij në Botërorin “Katari 2022”, të cilën beson se do ta kalojë.

Kroacia bën pjesë në Grupin F së bashku me Belgjikën, Marokun e Kanadanë. Daliq ka thënë se synimi i Kroacisë është që të avancojë përtej fazës së grupeve dhe do të bëjë të pamundurën për ta arritur. Mbi të gjitha, Daliq është i lumtur që nuk e ka në grup Francën, kampionen në fuqi të Botës.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me shortin. Nuk mund të presësh grup të lehtë në Kampionatin Botëror. Nëse i shikojmë kundërshtarët, atëherë mendoj se jemi të gatshëm dhe e kemi parasysh synimin. Do ta kërkojmë kalimin nga faza e grupeve”, ka thënë Daliq.

“Nuk do ta nënçmojmë askënd dhe do të shkojmë hap pas hapi për të realizuar synimin që e kemi. Do të përgatitemi për ta kaluar grupin. Kam dashur vetëm të mos e kemi Francën, pasi kemi luajtur shumë kundër tyre kohët e fundit”.

Artikuj të ngjashëm