Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daliq beson se Kroacia do të jetë ndryshe ndaj Kanadasë

Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq ka premtuar se skuadra e tij do të flasë ndryshe në fushë kur të përballet me Kanadanë, në një ndeshje kyçe të grupit F të Kupës së Botës të dielën.

Kombi nga Amerika e Veriut ishte e pafat në humbjen të mekurën ndaj Belgjikës 1:0. Ishte ndeshja e tyre e parë pas 36 vjetësh në Botëror.

Daliq pranoi të enjten se janë të dëshpëruar me barazimin pa gola ndaj Marokut, por duke pranuar edhe që Kanadaja nuk do të jetë kundërshtar i lehtë.

“Kanadaja e merituan të fitonin kundër Belgjikës të mërkurën. Ata ishin ekip më i mirë. Ata luajtën shumë mirë në sulm, ishim shumë të rrezikshëm dhe të fuqishëm. Ata pranuan një gol nga një gabim, por ky është futbolli. Nuk ka kundërshtar të lehtë. Kemi një grup të vështirë, kështu që dimë se duhet të luajmë mirë kundër Kanadasë. Është e drejtë e të gjithëve të jemi ambicioz”, ka thënë Daliq.

Kroacia të enjten ka stërvitur me grupe të ndara. Yjet e Kroacisë përfshirë Luka Modriqin dhe Mateo Kovaçiqin morën pjesë në një seancë të lehtë stërvitore të enjten.