Ronaldo do të jetë titullar dhe kapiten i Portugalisë në ndeshjen ndaj Ganës, që nis në orën 17:00, dhe luhet në stadiumin “974” në Doha të Katarit.
Kjo ndeshje i takon Grupit H, në të cilin janë edhe Uruguai dhe Koreja e Jugut, që luajtën baras pa gola.
Portugalia do të luajë me formacionin 4-4-2.
Diogo Costa në portë, Cancelo, Danilo, Ruben Dias, Guerreiro në mbrojtje, Bruno Fernandes, Neves, Bernardo Silva dhe Otavio në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga Joao Felix dhe Ronaldo.
Te Gana titullar është Thomas Partey.
Gana do të luajë me formacionin 5-4-1.
Ati Zigi, Seidu, Dijiku, Amartey, Salisu, Rahman, Kudus, Partey, Abdul Samed, Andre Ayeë dhe Inaki Williams, do të luajnë titullar te Gana ndaj Portugalisë.