Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo titullar dhe kapiten i Portugalisë ndaj Ganës

Ronaldo do të jetë titullar dhe kapiten i Portugalisë në ndeshjen ndaj Ganës, që nis në orën 17:00, dhe luhet në stadiumin “974” në Doha të Katarit.

Kjo ndeshje i takon Grupit H, në të cilin janë edhe Uruguai dhe Koreja e Jugut, që luajtën baras pa gola.

Portugalia do të luajë me formacionin 4-4-2.

Diogo Costa në portë, Cancelo, Danilo, Ruben Dias, Guerreiro në mbrojtje, Bruno Fernandes, Neves, Bernardo Silva dhe Otavio në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga Joao Felix dhe Ronaldo.

Te Gana titullar është Thomas Partey.

Edhe Ronaldo udhëheq Portugalinë në Botërorin e tij të gjashtë Botërori 2026 Ronaldo udhëheq Portugalinë në Botërorin e tij të gjashtë

Gana do të luajë me formacionin 5-4-1.

Ati Zigi, Seidu, Dijiku, Amartey, Salisu, Rahman, Kudus, Partey, Abdul Samed, Andre Ayeë dhe Inaki Williams, do të luajnë titullar te Gana ndaj Portugalisë.