Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja e 200-të e Ronaldos me Portugalinë

Cristiano Ronaldo e luan sonte ndeshjen e 200-të për Portugalinë. Ai është kapiten i përfaqësueses në ndeshjen ndaj Islandës. Ronaldo ka 122 gola për përfaqësuese, që është shifër e jashtëzakonshme.

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Ronaldo është rekordmen për paraqitje me përfaqësuese. 196 ndeshje i ka Bader Al-Mutawa i Kuvajtit.

Portugalia ka pikë të plota pas tre ndeshjeve. Po shkon sigurt drejt kualifikimit në Evropian.