Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho raportohet se ka ofruar 35 milionë euro për transferimin e mesfushorit Eric Dier nga Tottenham Hotspur.
Mourinho thuhet se ka monitoruar për së afërmi 23-vjeçarin, i cili është në radarin e Unitedit që prej muajit janar, por në afatin e dimrit “Djajtë e Kuq” nuk bënë ndonjë ofertë zyrtare për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas The Sun, Spurs ia kanë bërë të qartë Unitedit se Dier nuk është në shitje, por kanë paralajmëruar se gjatë verës do të mund të bisedonin nëse Unitedi ofron 45 milionë funte për të.
Mourinho nuk është dorëzuar në garën për anglezin dhe do të rikthehet në treg gjatë verës me Unitedin që ka 200 milionë euro për transferime.
Ish-lojtari i Sporting Lisbonës u transferua te Spurs gjatë vitit 2015.