Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dier pasardhës i Carrickut tek Unitedi

Manchester Unitedi është gati të fillojë përforcimet për sezonin e ri me transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Eric Dier.

Dier, i cili vlerësohet me çmim prej 40 milionë funteve, është cilësuar si pasardhës i Michael Carrickut në mesfushën e Unitedit.

Daily Mail shkruan se Jose Mourinho është admirues i disa lojtarëve të klubit londinez, por e di se do ta ketë transferimin e ndonjërit prej tyre, pasi Tottenhami tani shihet si rival direkt për titull.

Bisedimet për ndonjë transferim nga Tottenhami do të jenë të vështira për Unitedin pasi i duhet të negociojë me drejtorin e Spurs, Daniel Levy, i cili kërkon shifra të majme për lojtarët e tij.

Daily Mail mëson se Unitedi ka në listë katër lojtarë për tri pozitat e fushës.

Artikuj të ngjashëm