Jude Bellingham po kërkohet nga një numër i madh i klubeve në Evropë.
Ndër skuadrat më insistuese janë Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi. Por, mesfushori i Borussia Dortmundit preferon t’i bashkohet Real Madridit, kanë raportuar gazetat spanjolle të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBellingham, që shënoi dy gola në fitoren e Dortmundit në fundjavë ndaj Stuttgartit, vlerësohet 150 milionë euro. Futbollisti i Anglisë me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Sezonin aktual ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.