Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong kërkon largimin nga Barcelona

Frenkie De Jong ka vendosur përfundimisht të largohet nga skuadra e Barcelonës. “Mund Deportivo” raporton të premten se holandezi tashmë ka njoftuar krerët e klubit për vendimin e tij.

Mësohet se De Jong po dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit dhe Barcelona është e gatshme ta lirojë për 80 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Holandezi është i frustruar me minutazhën e vogël që ka pasur këtë edicion te Barcelona, pasi e ka humbur vendin e titullarit.

Ai deri më tani, ka një gol të shënuar në dhjetë paraqitje kurse me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026.

De Jong para fillimit të këtij edicioni u pati kërkuar nga ekipi anglez, por ai pati refuzuar një lëvizje të tillë edhe pse Barcelona insistonte në largimin e tij.