Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong nuk do të largohet nga Barcelona

Mesfushori i Barcelonas, holandezi Frenkie de Jong ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, kanë raportuar mediumet spanjolle.

Mësohet se De Jong ka vendosur të mbetet pjesë e ekipit spanjoll dhe ta respektojë kontratën e tij, përkundër ofertave të shumta që i kanë ardhur. Ai tashmë ka njoftuar klubin se nuk dëshiron të largohet në verë për shkak se dëshiron të punojë me trajnerin Xavi Hernandez për t’u ngritur edhe më shumë si lojtar.

De Jong ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 27 ndeshje. 24-vjeçari iu pat bashkua Barcelonës nga Ajaxi në vitin 2019 për 85 milionë euro.