Përparim Hetemaj e ka siguruar titullin e kampionit të Finlandës me Helsinkin.
Hetemaj u inkuadrua në fund të takimit te Helsinki që fitoi të dielën ndaj Hakas me rezultatin 1:0. Për Helsinkin është titulli i 32-të në Finlandë. Mesfushori 34-vjeçar nga Kosova te Helsinki u transferua prill të këtij viti nga Reggina 1914.
Deri në fund të sezonit ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërësa Helsinki është lider me 58 pikë, katër më shumë se KuPS-i që është në vendin e dytë. Pikërisht ndaj KuPS-it do ta zhvilloj ndeshjen e fundit.
Në 13 ndeshje për Helsinkin ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.