Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili shënoi golin e parë në fitoren historike kundër Sivassporit si mysafir 4:3, ka thënë pas ndeshjes se ekipi nga Suhareka, tani mund të arrijë edhe më shumë se sa pjesëmarrja në fazën e grupeve.
“Ndeshjen e nisëm keq. Ta fillosh 0:1 sidomos si mysafir është shumë e vështirë. Këtu u tregua karakteri i ekipit, ku u rikthyem në lojë. Ne e kthyem në lojë Sivassporin. Ia falëm dy gola dhe e rikthyem në lojë, por Zoti na ndihmoi që ta fitojmë ndeshjen. Kjo ndeshje na ka hapë rrugë që të arrijmë edhe më shumë se sa pjesëmarrja në fazën e grupeve. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit të shënojmë fitore dhe ti gëzojmë të gjithë tifozët”, tha Thaqi pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo