Hakan Calhanoglu shënoi golin e fitores për Interin kundër Barcelonës në Ligë e Kampionëve, të mërkurën.
Turku zbuloi pas ndeshjes se shoku i skuadrës, Romelu Lukaku, i cili nuk luajti shkaku i lëndimit, i ka treguar pikën e dobët të portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam folur me Andre Onana dhe Romelu Lukakun para ndeshjes. Lukaku erdhi tek unë dhe më tha të gjuaja në anën e djathtë, pasi kjo është pika e dobët e Ter Stegenit. Ishte një goditje e mirë, por tre pikët janë ato që kanë vërtet rëndësi për skuadrën”, tha Calhanoglu.
Interi është i dyti në grup me gjashtë pikë, Barcelona ka tri, ndërsa lider është Bayern Munichu me nëntë pikë.