Atletico Madridi dhe Barcelona më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm te Antoine Griezmannit te klubi kryeqytetas. “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën, se Barcelona ka pranuar ofertën e Atleticos për blerjen e plotë të francezit, i cili është në vitin e dytë të huazimit.
Për transferimin e përhershëm të Griezmannit, Atletico do t’i paguajë 20 milionë euro dhe jo 40 milionë si në kërkesën e mëparshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGriezmann u huazua tek Atletico para fillimit të sezonit të shkuar, ndërsa këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat. Francezi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2024.