Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

I biri i legjendës së Shqipërisë asiston në fitoren e Watfordit

Rocco Vata

Rocco Vata, i biri i Rudi Vatës, legjendës së Shqipërisë në futboll, ka asistuar në fitoren e skuadrës së Watfordit. 

Watfordi të shtunën e mposhti Charltonin në shtëpi me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 11-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez. 

Vata asistoi në golin e dytë që e realizoi Jordan Zemura në minutën e 94-t. 

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 86-të pasi e zëvendësoi të lënduarin, Iker Bravon. 

Për 21-vjeçarin Vata ishte asistimi i parë këtë edicion në 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat.