Futboll

I biri i legjendës së Shqipërisë kërkohet në Premier League

Rocco Vata

Rocco Vata, i biri i Rudi Vatës, legjendës së Shqipërisë në futboll, mund të largohet nga skuadra e Watfordit që bënë gara në “Championship” në verën e ardhshme.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka shkruar se disa skuadra nga Premier League e dëshirojnë transferimin e sulmuesit të talentuar.

Mësohet se Crystal Palace dhe Fulhami janë dy prej klubeve të Premier Leagues që kanë shprehur interesim për Vatën.

Edhe Atalanta dhe Eintracht Frankfurti kanë dërguar skautë për të përcjellë nga afër Rocco Vatën.

20-vjeçari Vata pjesë e Watfordit është nga viti i kaluar, kur u transferua nga ekipi i dytë i klubit nga Skocia, Celtic, për 281 mijë euro.

Vata këtë edicion në dhjetë ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime. Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Irlandës. Ndërsa me Përfaqësuesen A të Irlandës e ka një ndeshje të zhvilluar.