Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ia rrëzoi plisin para meçit, boksieri shqiptar revanshohet në ring

Amarildo Bakaj është një prej boksierëve të shumtë shqiptarë që bën karrierë në Gjermani. Bakaj është nga Lezha, ndërsa tashmë ka shtatë fitore në boksin profesionist, të gjitha me nokaut. Të shtunën, Bakaj fitoi ndaj Leo Tchoulas me ndërprerje në raundin e dytë.

Meçit me Tchoulan i parapriu një episod jo i zakonshëm. Gjatë prezantimit, një ditë para duelit, derisa boksierët ishin përballë, kamerunasi me dorë ia largoi nga koka plisin boksierit shqiptar. Pati më pas shtyrje mes boksierëve, ndërsa Bakaj premtoi hakmarrje në ring. Dhe këtë e bëri duke shënuar fitore bindëse, me ndërprerje në raundin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jo rrallë veprime të boksierëve në prezantimin zyrtar bëhen për të joshur shikuesit për të përcjellë meçin. Ka raste kur promotorët ndikojnë që të tensionohet atmosfera për ta bërë meçin më atraktiv.

“Nuk ka le kush me na hjek plisin ne shqiptarëve”, ka shkruar Amarildo Bakaj.