Ylli i boksit profesionist, Anthony Joshua, ka shfaqur flamurin shqiptar gjatë festës pas fitores ndaj Kristian Prengës, të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite.
Joshua fitoi me nokaut të frikshëm në raundin e dytë, pasi u mbijetoi dy nokdauneve në raundin e parë.
Prenga befasoi botën e boksit duke e rrëzuar dy herë Joshuan në raundin e parë. Por boksieri shqiptar nuk dha goditjen përfundimtare.
Pasi siguroi fitoren, Joshua në një moment u vendos në njërin kënd të ringut, duke pozuar për fotografët. Dhe fillimisht kërkoi flamurin shqiptar nga një shikues. Flamurin kuqezi e vendosi mbi krahun e djathtë, ndërsa flamurin britanik mbi të majtin.
Joshua ka buzëqeshur derisa ka pozuar i mbuluar me dy flamujt.