Njëri prej hendbollistëve më të mirë kosovarë, Arben Muqolli është zgjedhur trajner i klubit të hendbollit Vushtrria.
Ekipi vushtrrias e ka konfirmuar marrëveshjen me Muqollin të enjten, i cili do ta drejtojë ekipin për sezonin 2022/23. Muqolli për kohë të gjatë ka qenë pjesë e ekipit nga Peja, Besa Famgas si trajner dhe ndihmëstrajner.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë emërimin e trajnerit tonë të ri, Arben Muqiolli, ish-hendbollistin dhe 7 herë kampionin si trajner”, ka shkruar Vushtrria.
Javën e shkuar trajneri i Vushtrrisë, Andon Boshkovski ndërroi jetë. Në dy xhirot e para të këtij edicioni në Superligë, skuadra e Vushtrrisë ka regjistruar dy humbje.