Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.
“Mundo Deportivo” ka njoftuar të enjten se Barcelona po insiston në belgun, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Xavi Hernandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeunier ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth gjashtë milionë euro.
30-vjeçari ka marrëveshje në parim me Barcelonën dhe po pret që ekipi spanjoll ta bind Dortmundin në lirimin e tij.
Meunieri është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini.