Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi zyrtarizon Kostiqin

Skuadra e Juventusit e ka prezantuar sulmuesin e krahut, Filip Kostiqin të premten, si përforcimin më të mirë për sezonin 2022/23.

29-vjeçari me ekipin italian ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai te Juventusi është transferuar nga Eintracht Frankfurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e Kostiqit, Juventusi ka paguar 12 milionë euro, plus tre tjera në formë bonusesh.

Sezonin e shkuar, Kostiq e ndihmoi Frankfurtin të triumfojë në Ligën e Evropës, ku edhe u shpall lojtari më i mirë i kësaj gare evropiane.