Skuadra e Juventusit ka kthyer interesimin për Filip Kostiqin e Eintracht Frankfurtit. “Sport-Italia” ka njoftuar se Juventusi është i gatshëm të paguajë 18 milionë euro, sa po kërkon ekipi gjerman për ta transferuar Kostiqin, gjatë këtij afati kalimtar.
Ekipi italian javë më parë kishte arritur marrëveshje personale me futbollistin 29-vjeçar, por kishte tërhequr interesimin pas kërkesës së Frankfurtit për 30 milionë euro.
Ai ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin tjetër.