Skuadra e Juventusit ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Filip Kostiq.
Mediumet në Itali dhe Gjermani, kanë raportuar të martën, se Juventusi ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për shërbimet e 29-vjeçarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër kartonin e tij, Juventusi dfo t’i paguajë ekipit gjerman 16 milionë euro, plus bonuset. Në anën tjetër, Kostiq do të firmos kontratë trevjçare me pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
Kostiq sezonin e shkuar ishte njëri prej lojtarëve kryesor te Frankfurti, duke e ndihmuar ekipin gjerman të triumfojë në Ligën e Evropës.
Ai pritet të jetë i gatshëm për të debutuar tek Juventusi në ndeshjen e parë në Serie A ndaj Sassuolos, që luhet të hënën e ardhshme.