Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e krahut, Filip Kostiq, ka raportuar “Tuttosport” të dielën. Bëhet e ditur se ekipi italian është në negociata me Eintracht Frankfurtin për lirimin e tij. Mësohet se Kostiq është pajtuar me kontratë trevjeçare te Juventusi dhe pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
Për kartonin e tij, Juventusi ka ofruar 12 milionë euro, derisa Frankfurti po kërkon të paktën 18 milionë euro. 29-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin e ardhshëm, kurse sezonin e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në suksesin e arritur në Ligën e Evropës.
Në 43 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi shtatë gola dhe asistoi 15 herë.